- Konsumatorët e parë perëndimor?
Fillimisht ajo konsumohej vetëm në ambientet e aristokracisë dhe të shoqërisë së lartë. U desh të kalonte kohë e gjatë deri sa ajo të përhapej në pjesën tjetër të shoqërisë.
- Kafja si pije e zgjimit!
Ndërkohë që dikur kafja ishte vështirësisht e përballueshme për shtresat e ulëta dhe konsiderohej produkt elitar, përpara saj ishte birra pija e zgjimit. Aktualisht kafja konsiderohet pjesë e pandarë e çdo meny-je mëngjesore. Sot ajo është pija më e përhapur pas ujit dhe çajit: çdo ditë në Botë konsumohen afërsisht 1,6 miliardë filxhanë kafe.
- Vendi me konsumin më të lartë të Kafes?
Shumë mendojnë se është Italia duke qenë një nga vendet që i promovon më shumë brand-et e veta dhe që ka shumë të tilla, por në fakt konsumi më i lartë për frymë është në Finlandë me një sasi prej 12 kg kafe në vit.
- Ora më e mire për tu konsumuar?
Disa studime tregojnë se orari më i përshtatshëm për të konsumuar kafe është midis 9:30 dhe 11:30 mëngjesit.
- Kafja ndihmon rënien në peshë!
Koha më e mirë që kafeina të bëjë punën e djegies së yndyrës në trup, është në fund të një vakti. Një filxhan kafe me sa më pak sheqer pas drekës ose darkës, i nxehtë dhe i shijshëm, është me të vërtetë ilaç. Ndihmon gjithashtu tretjen dhe nxit procesin metabolik.
- Dekafeinato nuk është tërësisht pa kafeinë…
Kafja dekafeinato nuk është krejtësisht e tille sepse procesi përmes të cilit përftohet, përpunon pikërisht kokrra kafe, çka do të thotë se nuk është e mundur që kafeina të eleminohet tërësisht por efektet e saj janë minimale.
- Efektet kurative!
Kafja mund të shërbejë si ilaç. Studimet e viteve të fundit kanë zbuluar se konsumimi i kafes ul rrezikun e shumë sëmundjeve të tilla si: kancerit në gji tek femrat, kancerit në prostate tek meshkujt, ul rrezikun e depresionit etj.
- Efekti tek sportistët!
Testet në disiplina të ndryshme sportive tregojnë se kafeina ndihmon në rritjen e performances. Në rastin e një gare çiklizmi, 14 sportistët që kishin konsumuar kafe një orë përpara fillimit të garës kishin 2% më shumë energji dhe shpejtësi krahasuar me çiklistët e tjerë.
- Nuk ka veti dehidratuese!
Duke konsumuar kafe, organizmi nuk humbet lëngje më shumë nga ato që thith. Për këtë arsye, kafja nuk është e domosdoshme të shoqërohet me një gotë ujë.
- Kafja si burim frymëzimi!
Përtej veçorive dhe cilësive fizike, ka shërbyer edhe si “muzë” frymëzimi për artistë të famshëm. Janë të shumta veprat që mishërojnë kafen, disa prej tyre mbajnë firmën e piktorëve të famshëm Renoir, Manet, Van Gogh apo kompozitorit Joan Sebastian Bach i cili kompozoi për të “Këngën e kafes” (Kaffeecantate) dhe që u luajt për here të pare në Gjermani në vitin 1732.