Rreth Nesh

DUA CAFFE

Aktualisht Dua është ndër kafet më të preferuara në Shqipëri, meritë kjo e pasionit tonë, përkushtimit dhe vëmendjes për çdo detaj të procesit duke filluar që nga përzgjedhja e vendit të origjinës së bimëve, vjelja e tyre dhe trajtimi i plotë. Kjo e bën çdo kokërr të Dua Caffe të veçantë.

Gama e produkteve tona është mjaft e gjerë ku përfshihen produkte për shtëpi , produkte për zyra gjithashu edhe produktet për rrjetin HORECA.

AROMA & NGJYRA

Aroma dhe ngjyra janë karakteristike dhe në përshtatje me shijet e konsumatorit.

Kafeja jonë është prezente kudo me tre markat e saj: Dua Caffe, Aria caffe, Merak Caffe. Aktualisht Dua Caffe e gjeni në tregun Shqiptar, atë të Maqedonisë së Veriut, Kosovë, Spanjë dhe Francë.

Dua caffe nisi rrugëtimin në industrinë e kafes duke përdorur linjat e prodhimit më inovative.
0
Bustina & Pako kafeje të prodhuara mesatarisht çdo ditë.
0
Filxhanë kafeje Dua, konsumohen mesatarisht nga klientet tane çdo muaj.
0

MISIONI YNë

Ne punojmë me pasion dhe ndershmëri çdo ditë për të mbajtur një cilësi të shkëlqyer të kafesë për konsumatorët tanë. Ne përpiqemi të japim kontributin tonë modest drejt zakoneve relativisht të vjetra, duke mbajtur parasysh çdo moment dashurinë e pamasë për konsumatorin, kafenë natyrën dhe jetën e njeriut.

Vizioni ynë

Për tu pozicionuar si lider në tregun Shqiptar dhe për të konsoliduar më tej performancën e Dua caffe në tregjet ndërkombëtare.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.