4 trendet e vitit 2023 për kafen në zyrë

image3

Ne Shqipëtarët e duam kafenë, kështu që nuk është çudi që pimë shumë kafe në punë. Por koha e një thjesht kafe të shpejtë ka kaluar, pritshmëritë e kafesë që duam të pimë në punë kanë evoluar!

Le të zbulojmë se çfarë është trend në kafenë e zyrës këtë vit - impresiononi klientët, punonjësit dhe kolegët me këto tendenca të kafesë në zyrë.

Opsione të qëndrueshme

Punonjësit duan të dinë se nga vjen kafeja e tyre dhe sa eco - friendly është furnizuesi. Ata duan të dinë se nga vjen kafeja që pinë në zyrë, si kultivohet, si korret dhe si pëpunohet.

Dua Caffe inicioi nga një projekt i përgjegjësisë sociale për të përmirësuar kushtet sociale, mjedisore dhe teknikat e prodhimit të disa komuniteteve prodhuese të kafesë. Aktualisht Dua është ndër kafet më të preferuara në Shqipëri, meritë kjo e pasionit, përkushtimit dhe vëmendjes ndaj çdo detaji të procesit, duke filluar që nga përzgjedhja e vendit të origjinës së bimëve, vjelja e tyre dhe trajtimi i plotë. Kjo e bën çdo kokërr të Dua Caffe të veçantë.

Dekafeinato

Dekafeinato Dua Caffe prodhohet duke hequr paraprakisht kafeinën nga kokrrat e kafesë jeshile. Kokrrat pa kafeinë trajtohen më pas me procese të ngjashme me kokkrat e kafesë së zakonshme - që do të thotë se ju merrni të njëjtën shije në filxhanin tuaj!

Popullariteti Dekafeinato pritet të rritet me mbi 7% deri në vitin 2027.

Ky trend është veçanërisht i rëndësishëm në zyrë, pasi njeh një spektër më të gjerë të adhuruesve të kafesë ku të gjithë meritojnë një kafe të shijshme në vendin e punës.

Kafe e ftohtë

Mund të argumentohet se moti i ngrohtë e nxit këtë prirje, por ne mendojmë se do të zgjasë më shumë se dielli dhe do të qëndrojë e fortë gjatë gjithë vitit. Kafeja e ftohtë - është freskuese dhe mund ta pini kudo.

Të ndash një filxhan Dua Caffe së bashku, është vetëm një nga mënyrat se si mund te krijohen mardhënie fantastike në zyrë!

Facebook
Twitter
LinkedIn

"Eksploroni botën DUA"

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

This site is registered on wpml.org as a development site.