Rreth Nesh

Dua Caffe plotëson kërkesën e konsumatorit shqiptar për kafe me shije unike. Aroma e plotë dhe ekuilibri unik i mishelës dhe pjekjes , e bën Dua Caffe kafen që nuk mund të harrohet lehtë.Nga përzgjedhja e kokrrave më të mira të kafesë deri tek pjekja e tyre dhe paketimi bashkëkohor; Dua Caffe është gjithçka që i mungon tregut të kafesë në Shqipëri. Teknologjia e lartë dhe sistemi i paketimit të kafesë garanton cilësinë e Dua Caffe nga pjekja deri në shijimin e saj.

Misioni Yne

Dua Caffe vjen me një mision të qartë: vendosjen dhe mbajtjen e standarteve më të larta të cilësisë dhe etikës në gjithçka që bëjmë. Ne synojmë të ofrojmë kafen më të shijshme dhe gjithashtu duam t’u ofrojmë klientëve tanë një shërbim të shkëlqyer.

Vizioni ynë

Dua Caffe ka një vizion të qartë: të jetë lider në inovacion, shërbim dhe cilësi. Përmes punës dhe shërbimit tonë, ne duam të shndërrojmë Dua caffe në një ndër kompanitë lider në industrinë e kafesë. Ne besojmë se duke ofruar kafe me cilësi të lartë dhe shërbimin më të mirë në treg, Dua caffe do jetë natyrshëm në një ndër kompanitë më të respektuara në treg. Ne mbartim vlerat e paçmueshme të ndershmërisë, integritetit dhe besueshmërisë. Ne jemi mëndjehapur, të gatshëm për të dëgjuar klientët dhe partnerët tanë. Dua caffe është sinonim i cilësisë, standarteve më të larta dhe besueshmërisë.

Produktet Tona

Savvy Method Of Getting Buy College Essays Online click through the following internet site Sensible Method Of Getting Custom Essay Meister Discount Code